AAK’s i bashkohet edhe Nisma për Kosovën

Thirrjes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për protestë gjithëpopullore për 14 Maj, i asht përgjigj pozitivisht partia tjetër opozitare, Nisma për Kosovën.

Lajmin për Gazetën Blic e ka konfirmue sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Bilall Sherifi.

Simbas tij, kjo parti ka me mbështet secilën nismë që synim ka kundërshtimin e kësaj Qeverie.

Nisma do të jetë pjesë e të gjitha aktiviteteve opozitare në kundërshtim të kësaj qeverie deri në dorëheqjen e saj dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme”, tha ai.

Ende nuk dihet nëse edhe partia tjetër opozitare – Lëvizja Vetëvendosje, ka me iu bashkue kësaj thirrje.