AAK’s i bashkohet edhe nji gazetar (foto)

aaakramboo

Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës i asht bashkue sot, gazetari, Shaqir Foniqi.

Me rastin e aderimit, ai u prit nga i nominuemi për kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj, i cili tue i urue mirëseardhje në bashkimin e ri, tha se nga ekspertët dhe intelektualët që, në vazhdimësi po i bashkohen Aleancës, pret kontribut dhe rol në projektin e përbashkët për nji Kosovë ma të mirë dhe të zhvillueme në të gjitha fushat.

Haradinaj tha se tashma ka ardhë koha e rinisjes drejt vendimeve të mëdha, për hapjen e udhës proceseve zhvillimore, me ritëm ma të shpejtë dhe përkushtim nga secili.