AAK’s në Podujevë i bashkohet dega e Lëvizjes për Bashkim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Podujevë, nesër ka me pësue ritjes. Partisë së Ramush Haradinajt ka me iu bashkue dega e Lëvizjes për Bashkim në Podujevë.

Lajmin e ka konfirmue për Indeksonline, kryetari i degës së AAK’s në Podujevë, Fatmir Humolli.

“Dega e Lëvizjes për Bashkim në Podujevë kalon komplet në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në ora 12 është konferenca për media”, ka thanë Humolli.

Lëvizja për Bashkim përfaqësohet me nji asambleist në Kuvendin Komunal të Podujevës.