Abazi: As Departamenti i Shtetit Amerikan e as Banka Botnore nuk janë për ndërtimin e termocentralit

Haki Abazi nga Rockefeller Brother, i ftuem ne Rrokum Roll ka komentue akuzat nga Serbia ndaj tij.

“Nuk jane veç mediat serbe, por ka edhe ne Kosove qe tentojne me fitue miliona euro prej interesave publike, te cilet gjithmone kam me i pase kundershtare”, ka thane Abazi ne Televizionin Rrokum.

“Ndjehem i kenaqun qe mediumet serbe me konsiderojne te keq, sepse kisha me u ndie keq nese me kishin konsiderue mik”, thote ai.

Abazi ma tej ka fole per nismen e Presidentit Thaçi qe ka dergue disa letra ne Prokurori, per nisjen e hetimeve ndaj vrasjeve te mbasluftes dhe disa veprave tjera.

“Asht ikje nga pergjegjesia dhe ma e papranueshmja nga keto letra asht kerkesa e tij per zbardhjen e tentim atentatit ndaj presidentit Rugova”, thekson ai.

“Nuk ka sinqeritet ne keto deklarata”, ka shtue ai.

Abazi ka diskutue edhe per ndertimin e termocentralit te ri tue thane se as Departamenti Amerikan i Shtetit as Banka Botnore nuk jane per ndertimin e termocentralit te ri.

“Ndotesi kryesor ne Europe asht Kosova A dhe duhet me u mbylle”, ka sqarue Abazi, tue shtue se, “politika aktuale don me perfitue prej qymyrit, asht forme e shpejt e pasunimit”.

Abazi e ka komentue kompanine e gjeneralit Wesley Clark, qe po tenton me sjell teknologjine per thengjillin ne Kosove.

“Asht tentim qe kosovaret kane respektin e çmueshem qe ai me u shite si projekt zhvillimor, por ne fakt Skocia e Australia e kane ndalue kete”.

“Kjo ska te baje me qeverine apo politiken amerikane, duhet me ba dallimin, ai ke qene udheheqes i forcave amerikane ne Kosove, por Qeveria amerikane asht kunder qellimeve te kompanise se Clark”, thote Abazi.

Ai ka thane se Kosova duhet me ik nga drejtimi me ‘krye ne qymyr”, sepse keshtu s’mundet me u integrue ne Europe. /Rrokum.TV

Per ma shume ndjekeni emisionin e plote: