Abazi e jep nji lajm të keq për Qeverinë Haradinaj!

Qeveria e drejtueme nga Ramush Haradinaj nuk do të jetë jetëgjatë për shkak të obstruksioneve që ka me i paraqitë Lista Serbe.

Kështu ka theksue analist politik, Haki Abazi.

Ai në nji intervistë për Telegrafin, ka thanë se Lista Serbe, e cila asht e ndikueme nga Beogradi ka me paraqitë probleme edhe në legjislativin e vendit, për arsye se fati i shumë ligjeve ka me qenë në dorën e tyne.

“Ka me qenë e qartë që çashtje si ajo e themelimit të ushtrisë nuk mund të ec përpara, sepse ka me pasë nevojë për ndryshime kushtetuese. Nuk shoh mundësi që serbët me lejue me kalue Ushtria, përveç nëse ka m’u ba kompromis me këtë temë, me krijimin e divizionit serb mbrenda këtij mekanizmi, që ka me fragmentarizue këtë institucion”, ka shtue Abazi.

Shperndaje në: