Abazi: Këta dy politikanë janë fajtorët kryesorë për kollapsin politik

Njohësi i çashtjeve politike, Haki Abazi, i ban fajtorë kryesorë Hashim Thaçin e Kadri Veselin për kollapsin e krijuem në skenën politike në vend.

Simbas Abazit, këta dy njerëz janë në gjendje me ba çmos për me mbajtë në duer pushtetin.

Derisa flet për Kadri Veselin, thotë se tërheqja e tij edhe nga posti i Kryeministrit e tash edhe nga posti i kryeparlamentarit nuk asht se po bahet pa ndonji arsye.

“Unë tërhiqem, por pushtetin e mbajmë na”, kjo asht logjika e Veselit, simbas Abazit.

“Krejt shteti asht peng i dy njerëzve, të cilët e kanë dëshmue që janë në gjendje të shkatërrojnë çdo gja për me mbajtë veten në pushtet. Ky moment i krijuem tregon se Kadri Veseli nuk asht tërheqë nga kandidati për Kryeministër pse ka dashtë apo pse ka pase vizion, por e ka dite mirë së bashku me të gjithë ata që munden edhe mos me u pa në skenën politike se kane me i humbe zgjedhjet dhe rrjedhimisht edhe fuqinë e kontrollit ndaj institucioneve kryesore të shtetit”, tha Abazi për Gazetën Blic.