Abazi: Kjo asht Qeveria që po kerkon Haradinaj

Kërkesa e AAK’s dhe e kandidatit për Kryeministër nga koalicioni PAN për nji Qeveri ma të gjanë, po vlerësohet si lëvizje e qartë dhe pozitive nga njohësi i rrethanave politike, Haki Abazi.

Ai për lajmi.net ka thanë se lideri i AAK’s po kërkon nji Qeveri gjithëpërfshimëse, dhe e cila nuk do t’ishte e mvarun nga Lista Serbe.

“Mendoj që kjo asht nji lëvizje dhe qartësi pozitive tue e pas parasysh agjendën shumë të komplikueme dhe të vështirë, edhe gatishmëninë e Haradinajt që Qeveria të mos jetë e mvarun prej Listës Serbe dhe m’u ndërpre tradita e kontarbandimit të votave individuale”, ka thanë Abazi.

“Asht thirrje për pjekuni m’u krijue edhe kompromisi por edhe koncensusi nacional, për Qeveri të qëndrueshme e cila nuk mvaret prej serbëve dhe asht gjithëpërfshimëse për m’u ballafaque me sfidat e agjendës që po e presin Kosovën”, shtoi Abazi për lajmi.net

Ai tutje ka thanë se ka hapsinë për diskutim dhe modifikim të qëndrimeve, ku duhet të vlerësohen edhe agjendat me interes shtetnor.