Abazi: Shoqnia civile t’i pergjigjet Veselit për debat për ratifikim me këto kushte: Me u lejue hetimi i SHIK’ut, dhe me u marrë parasysh peticioni

Prokuroria duhet me i nisë herimet mbi mbetjet mortore të Presidentit Rugova

Ne emisionin Rrokum Roll ne Rrokum TV mysaifr ka qene Haki Abazi nga Rockfeller Brother.

Ai nisi bashkebisedimin me moderatorin Fidan Jupulli tue akuzue Enver Hasanin se ne menyre jo kushtetuese ka mundesue qe nepermjet nji vendimi me percaktue se kush e ban shumicen ne Kuvend.

Abazi ka komentue pasojat e kesaj, tue shtue se PDK asht çerue dhe ka dale nga identiteti.

“Largimi i Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit, pastrimi i atyne qe kane paraqite PDK’n si parti te dalun nga lufta, kane ba qe PDK me humbe identitetin”, tha Abazi.

Ne anen tjeter, Abazi thote se “kemi LDK’n qe asht godite fillimisht nga elektorati i vet per koalicionin me PDK. Sot ne LDK nuk ka debat dhe kulture te mbrendshme”.

Abazi ka fole edhe per sjelljen e deputeteve karshi Demarkacionit.

“Nese kane ba ndryshime per nji cashtje qe nuk e prek drejtperdrejt qytetarin sic asht Gjykata Speciale, Demarkacioni e prek qytetarin ne prona qe ky asht nji sentiment i randesishem”, ka thane Abazi.

Ai ka thane se se kryetari Kuvendit ka injorue peticionin me mbi 200 mije nenshkrime, tue shkele Kushtetuten e Kosoves. Ai ka thane se duhet me u lejue ky peticion qe me i hape udhe krijimit te komisionit parlamentar per SHIK’un.

Ai ka thane se kriteri i Demarkacionit per liberalizim asht kriter artificial, sepse nuk asht patjeter qe nji shtet me zgjidhe cashtjen e Demarkacionit qe me fitue liberalizimin e vizave”.

Abazi ka komentue idene e tij per Presidentin Ibrahim Rugova, tue thane se ka dyshime mbi vdekjen e tij.

“Jane dy alternativa: Familja me ba nisjen e procedurave ose Prokuroria me ba nisjen e procedures nga mbetjet mortore per me ba hetime”.