Abazi vjen me nji propozim interesant tash për Qeverinë

haki-abazi
Haki Abazi nga Fondacioni “Rockfeller Brothers”, ka thanë se krizat dhe jostabiliteti po vnojnë në pikëpyetje egzistencën e shtetit dhe seriozitetin për shtetformim.

Ai ka propozue formimin e nji Qeverie nacionale për të paktën dy vjet.

“Zgjidhje apo thellim krize! Propozoj qeverinë nacionale të Kosovës për minimum dy vite me një grup ekspertësh të fushave dhe lëmive, me koncensus të votës së partive shqiptare në respektim të kushtetutës. Përndryshe krizat dhe jostabiliteti po vë në pikëpyetje ekzistencën e shtetit dhe seriozitetin për shtetformim”, ka shkrue Abazi në llogarinë e tij në Facebook.