Abazi vjen me nji vlerësim për situatën në vend

haki-abazi

Njohësi i çashtjeve politike Haki Abazi thotë se nëse në seancën e nesërme nuk ka ndonji zgjidhje do t’ishte humbje e plotë e kredibilitetit të zgjedhjeve dhe akterëve politik.

 

“Unë kam favorizue qeveri të unitetit nacional.  Kjo që po ndodhe nuk asht e qëndrueshme dhe e mirëseardhun në asnji drejtim. Do t’ishte humbje e plotë e kredibilitetit të zgjedhjeve dhe akterëve politik nëse seanca e 24 Gushtit nuk prodhon rezultate”, tha Abazi për Sovrani.info.

 

Për me dalë nga kjo gjendje Abazi tha se duhet t’arrihet nji kompromis i domosdoshëm  e por që mundet mos me i kënaqë të gjithë.