Abdixhiku: Sot ishte skenë cirku, Albini goditi randë LDK’n

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se seanca e sotme u shndërrue në nji skenë cirku.

Simbas tij, krejt kjo po bahet për dëshirë të nji personi e që asht Kadri Veseli.

Abdixhiku tha se asht e papranueshme fjalimi i liderit të VV’s, Albin Kurti i cili ka sulmue randë LDK’n dhe Kryetarin e saj, Isa Mustafa.

Simbas tij, këto sjellje të Kurtit veç sa e largojnë bashkëpunimin mes LAA dhe VV’s.