Abdullahu: Qeveria, e palëkundun për Demarkacionin

Në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit i ftuem ishte këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Faton Abdullahu.

Ai ka folë lidhun me ofertën e Qeverisë për opozitën për të debatue rreth Demarkacionit, tue thanë se kjo ofertë asht vazhdimësi e përpjekjes së vazhdueshme të Qeverisë që me qenë bashkëpunuese me të gjithë.

“Kjo ofertë asht nji ofertë për bisedë dhe dialog tutje, ku kemi me shkëmbye mendime dhe fakte mundësisht jo akuza”.

“Asht nji mundësi e mirë tue pasë parasysh se asht kauzë e randësishme për Kosovën, jo vetëm në aspektin e liberalizimit të vizave, por asht nji përpjekje më gjithëpërfshimëse”.

Abdullahu ka thanë se nuk mund të kërkohet nga Qeveria që të heqë dorë nga versioni aktual i Demarkacionit, tue shtue se për këtë version ka fakte.

Ai ka shtue se opozita duhet të sjellë fakte dhe ato të përballen me faktet e ofrueme deri tash nga Komisioni Shtetnor.

Ai ka shtue se Qeveria asht e palëkundun për Demarkacionin.

“Na qëndrojmë të palëkundun në kuptimin e fakteve që janë sjellë për Demarkacionin, në gjetjet që janë ba, që e bajnë profesionalisht të qëndrueshme”.

“Oferta e kryeministrit Mustafa asht për ta mbrojtë opozitën nga vetja e saj”.