Abrashi e nervozon nji serb

Abrashi ka shkrue në Facebook nji status ku thotë “FIFA, sot asht ma e plotë. FIFA konfirmoi misionin e saj: të drejtën e të gjithëve për me luejt futboll! 141, Urime Kosovë!”.

Ky tekst ka ba që Branislav Milicevic, me reague tue komentue në faqen e ministrit Abrashi se, “Asgja nuk asht e përhershme. Juve do ka me ju ardh fundi”.

Mirëpo, Abrashi i asht përgjigjun shkurt në gjuhën angleze tue i thanë “Ke qejf ti”.

Pranimi i Kosovës në FIFA, mbas pranimit pak ditë ma parë edhe në UEFA, ka nxitun reagime të shumta negative në Serbi. Ndërkaq, në Kroaci, pranimi i Kosovës në FIFA ka ngjallun reagime pozitive.

13228016_10208643783628677_749301651_n