Abrashi: Janë pastrue listat, s’ka pagesa për pensionistët e vdekun

arbanabrashi

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka reague ndaj nji lajmi të publikuem në media ditë ma parë, se pensionistët e vdekun morën nga shteti mbi 800 mijë euro.

Përmes nji postimi në rrjetin social Facebook ka thanë se listat me personat që ma nuk janë të gjallë janë pastrue dhe se asnji pagesë nuk po bahet “paushall”.

Abrashi ka lutë të gjithë të interesuemit që kanë paqartësi të kontaktojnë ministrinë, tue ba thirrje që mos me prodhue deklarata bombastike.

Lexoni njoftimin e plotë të Abrashit:

Pagesat 2006-2015, kthimi mjeteve, dhe pastrimi listave

Sa për sqarim të opinionit publik, me lejoni të sqaroj të gjeturën e auditorit, rreth lajmit të plasuar se kaq e kaq mjete, janë paguar për pensionistë që kane ndërruar jetë.

Të nderuar miq,

Me marrjen e detyrës së Ministrit, dhe pas kërkesave direkte të mia për menaxhim sa më të mirë të skemave, si ide inovative, kemi inicuar marrëveshjen me ARC dhe Bashkesitë fetare, në mënyrë që kemi informata në kohë reale, dhe mos të bejmë pagesa paushale të pensioneve, ashti sic ishte bërë vite e vite me rradhë.

Marrëveshja është inicuar në Mars 2015, është nënshkruar në Qershor 2015, dhe pas “konsultimeve” të stafit të dy shërbimeve, MPMS ka pranuar shenimet e para në Shtator/Tetor 2015. Prandaj normalisht që marreveshja ka filluar të zbatohet pas shtatorit.

Nuk qëndron aspak, konstatimi se janë paguar 800.000euro në vitin 2015. Keto pagesa kanë të bëjnë me pagesa që janë bërë nga viti 2006 deri kur në momentin kur ne kemi pastruar listat. Pra ne si kabinet, kemi identifikuar dhe ndaluar pagesat për këto pensione, kemi pastruar listat dhe evidence ln.

Gjithashtu, sa për informatë, ne kemi filluar dhe identifikimin e mjeteve nëpër bankat komerciale. Janë mbi 400.000 euro kthime, vetëm vitin 2015.

Lusim të gjithë të interesuarit, që mund të kenë paqartësi, që të urdhërojnë dhe të na kontaktojnë në çdo kohë, dhe ne do t’iu ofrojmë të gjitha informacionet e nevojshme para së të prodhojnë deklarata bombastike ose të na akuzojnë për të bëmat 2006-2015.