Abrashi kallxon pse pensionet nuk i shpërndan Posta

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka prezentue në Mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, në të cilën u zhvillue diskutimi i kërkesës së Postës së Kosovës për shpërndamjen e pensioneve dhe skemave sociale.

Ai ka ardhë me ftesë të këtij Komisioni për me dhanë sqarime, raporton Rrokum.TV.

Abrashi ka sqarue tue thanë se kjo çashtje asht teknike.

“Nuk kemi qenë të gatshëm për me marrë përsipër këtë marrëveshje, pa u sqarue nji numër i madh i dilemave”, që nënkupton simbas Abrashit se ata nuk i kanë plotësue kushtet./Rrokum.TV