Abrashi mbas takimit kallxon se BE kërkon ratifikimin e Demarkacionit mbrenda këtij mueji

Arban Abrashi, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, mbas takimit të liderave partiakë kosovarë për me gjetë zgjidhje lidhun me Demarkacionin, tha se, BE insiston me u ratifikue kjo marrëveshje.

“Ka presion nga BE që me u ratifikue Demarkacioni mbrenda këtij mueji në mënyrë që të merret vendimi për vizat”, tha ai.

Abrashi tha se Demarkacioni duhet me u ratifikue gjatë këtij mueji, mbasi dje ka pas dakordime për rishqyrtim të marrëveshjes, raporton lajmi.net.

“Mbas dakordimit të djeshëm kanë shtue fjalë të reja ne tekst tue kërkue rishqyrtim të Demarkacionit”, asht shprehë ai.