Abrashi: Në afat rekord kemi me kthye Demarkacionin në Kuvend

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, njiherit zadhënës i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, në emisionin Ballë për Ballë të Klan Kosovës, ka thanë se tërheqja e pikës për votimin e Demarkacionit me Malin e Zi nga seanca plenare e Kuvendit të Kosovë, të Ejten, ka qenë veprimi ma racional i mundshëm, për shkak të situatës.

Ai ma tutje ka theksue se kjo kohë duhet shfrytëzue për shoshitje dhe ballafaqim të fakteve deri në shterrje të tyne, njofton Klan Kosova.

“Ky ka qenë hap pragmatik dhe racional, tue marrë parasysh seancën e sotme, ku nji numër i deputetëve ka qenë i shantazhuem dhe ka pasë nxitje publike për qytetarët. Asht në funksion të komunikimit ma të madh, debatit ma të gjanë. Kemi mendue që përmes debateve të fundit, shoshitjes së fakteve të vazhdojmë përpara. Opozita e ka rritë profilin e kësaj çashtje, që e tejkalojnë debatin parlamentar. Opozita i dërgon sinjale botës se na kemi probleme me Malin e Zi”.

“Na kemi me procedue me agjendën europiane. Në afat rekord kemi me risjell këtë marrëveshje në Kuvend. Kjo kohë nis nga java e ardhshme”