Abrashi pret ballotazh me Shpendin në Prishtinë

arbanabrashi
Kandidati i LDK’s për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ka thanë se sikur partia e tij ta nominonte ma herët në këtë garë, nuk do ta kishte pas problem me triumfue që në raundin e parë.

Por me që nominimi asht ba vonë, ai ka thanë se në kryeqytet ka me pasë ballotazh, njofton Klan Kosova.

“Qysh i kam pa zgjedhjet e fundit nacionale ka me pasë ballotazh”, ka thanë Abrashi.

Në pyetjen, “Mes juve edhe Shpend Ahmetit?Abrashi asht përgjigj “Besoj që po”.

Ai ma tej ka thanë se nuk e ka problem që të bashkëpunojë edhe me partitë tjera, por që fillimisht ka thanë se ka prioritet me i fitue zgjedhjet.