Abrashi vjen me nji ide interesante për punësimin e 500 personave!

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka ba të ditun se ministria që ai drejton ka fillue projektin për punësimin e 500 personave përmes programit të subvencionimit të pagave.

Ai ka thanë se përfituesit primarë do të jenë shfrytezuesit e asistencave sociale të cilët në rast së fitimit të nji kontrate punë mund të heqin dorë nga asistenca sociale.

 

Ky asht postimi i Abrashit në Facebook:

 

“dil prej socialit”

Ketë javë filluam projektin që parasheh që 500 punëkërkues, shfrytëzues të asistencës sociale, të angazhohen në punësim përmes programit të subvencionimit të pagave, në periudhë subvencionimi 12 mujor (me mundësi vazhdimi).

Me fjalë tjera, ne do të subvencionojmë punësimin me rreth 120-130 euro, për cdo përfitues të asistencës sociale, nëse pranon një kontratë punë një vjecare (me mundësi vazhdimi), dhe heq dorë nga asistenca sociale. Nëse edhe biznesi i ofron të njëjtën shumë, atëherë po flasim për të hyra solide prej 250-300 euro për një punëmarrës.

Pra idea është që fondet pasive t’i kthejmë në fonde aktive, në bashkëpunim me komunitetin e biznesit, në mënyrë që të ulim inaktivitetin dhe të zvoglojmë papunësisë.

Do ta fillojmë me 500 përfitues, dhe varësisht nga suksesi e rrisim edhe numrin. Paraprakisht, sipas kërkesave të komunitetit të biznesit këta do të përfshihen në trajnim intenziv.

Ftoj gjitha bizneset e interesuara të vizitojnë zyret e punësimit për informata shtesë.

#dilprejsocialit