Abrashi vjen me nji lajm të mirë për pensionet e Zvicrës

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka thanë se Qeveria e Zvicrës i ka hap rrugë marrëveshjes në fushën e pensioneve me Kosovën, për shkak se kjo e fundit ka forcue legjislacionin.
Abrashi ka thanë se Qeveria e Zvicrës sot në mbledhjen e saj ka vlerësue përmisimin e legjislacionit në fushën e pensioneve nga Kosova.

“Qeveria Zvicrane hapi rrugën për marrëveshje në fushën e pensioneve. Qeveria e Zvicrës sot në mbledhje ka vlerësue forcimin dhe legjislacionin e përmisuem në Kosovë në fushën e pensioneve”, ka thanë Abrashi për lajmi.net.