Abuzimi në Shtëpinë e Fëmive n’Shkodër, ka reague Klosi

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të Shqipnisë, Blendi Klosi ka reague mbas skandalit të publikuem nga Prokuroria e Shkodrës, për Rezidencën e Fëmive në këtë qytet.

Nga hetimet e Prokurorisë ka rezulltue se, 3 vajza në këtë shtëpi, janë abuzue seksualisht për shkak të pakujdesisë së stafit që punon aty.

Me kërkesë të prokurorisë lokale janë arrestue disa punëtorë të kësaj rezidence.

Qe reagimi i Klosit në Facebook:

Dënoj me forcë rastin e rëndë të ngjarjes në Qëndrën Rezidenciale të fëmijëve pranë Bashkisë Shkodër.

Nxis hetimin e plotë të asaj që ka ndodhur nga ana e Prokurorisë. Cdo dhunues fëmije, të marrë ndëshkimin e ligjit.

Është rasti t’i kujtoj cdo bashkie, përgjegjsinë prioritetare për sigurimin e standarteve më të larta për trajtimin e fëmijëve.