Adem Demaçi, sot mbushi 80 vjet

Veprimtari i shquem shqiptar dhe simboli i rezistencës kombëtare, Adem Demaçi sot mbush 80 vjet.

Në vitin 1936, 26 Fror, Demaçi u lind në fshatin Lupq të Podujevës.

Për shkak se Demaçi ishte angazhu politikisht kundër regjimit jugosllav mbajti 28 vjet në burgjet e Jugosllavisë.

Mbasi u liru ai menjiherë vazhdoi aktivitetin e tij politik.

Përndryshe, Demaçit shpesh i asht dhanë epiteti edhe Nelson Mandela i Europës.

Në vitin 1991, Parlamenti Europian nderoi Demaçin me Çmimin Saharov.

Ma së miri, Demaçi njihet si udhëheqës i Këshillit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga 1990 deri 1995 dhe si zadhanës i UÇK’s gjatë periudhës 1998/1999, kur mbaheshin takimet në Rambuje për të ardhmen e Kosovës.