Adem Grabovci ja kthen Konjufces, punësimin e njerëzve e sheh si kontribut për vendin!

Adem Grabovci në fjalën e tij në Kuvend ka thanë se e pranon se ai punëson njerëz, mirëpo e sheh si kontribut për shtetin e Kosovës.

Ai ka thanë se hetimi i iniciuem nga prokuroria e EULEX’it, asht proces i cili ka përfundue në mungesë të provave.

“Jam i gatshëm t’i përgjigjem në çdo kohë drejtësisë. Kurrë nuk kam tentue me dalë mbi ligjin”, ka thanë Grabovci.

Ai gjithashtu ka thanë se asht i vetëdijshëm për përgjegjësitë e veta. “Unë jam i gatshëm të përgjigjem”.

Grabovci gjithashtu foli edhe për veprimet e tij të mbasluftës tue i lidh me ato të paraluftës.

“Ju baj thirrje organeve të drejtësisë. Le të fillojë hetimi. Aty ku konstatohet se kam ba shkeljen ma të vogël, unë jam i gatshëm të japë përgjegjësi. E di se jam fajtor, edhe unë, edhe familja ime, sepse vetëm nji krim në këtë jetë e kemi ba S’jemi pajtue me padrejtësinë që i asht ba popullit tim”, ka thanë ai.