Adem Grabovci s’ka me kandidue për deputet

Partia Demokratike e Kosovës asht në përfundim e sipër të listës me emnat e kandidatëve për deputetë të Kosovës.

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK’s, Adem Grabovci, e ka konfirmue për Indeksonline se tërheket nga kandidimi për deputetë.

Grabovci ka ba të ditur se, edhe pse ishte në listë, vullnetarisht ka zgjedhë që mos me kandidue.

“Unë vullnetarisht edhe pse jam në listën kandiduese kam me ba përpjekje për m’u tërhekë nga lista kandiduese për m’i lehtësue punën të tjerëve që të jenë pjesë e kandidimit. Vetëm nga vullneti për me ju dhanë shansin njerëzve të ri, frymës së re për me qenë në Partinë Demokratike të Kosovës. Kam me dhanë kontributin tim maksimal aty ku ka nevojë partia, aty ku po përcaktohem”, ka thanë Grabovci.