Adem Grabovcit i shkon ftesa prej Prokurorisë, qe kur ka me u intervistue!

Prokurorët special, Drita Hajdari dhe prokurori Elez Blakaj, së bashku me prokurorin e Shtetit, Lulzim Sylejmani kanë me intervistue të Merkurën Adem Grabovcin si të dyshuem në aferën “Pronto”.

Kjo treshe e Prokurorëve i ka dërgue ftesën Grabovcit me shkue në Prokurori më 14 Shtator të këtij viti për m u rrëfye për përgjimet që e ndërlidhin atë me ushtrim të ndikimit më rastin e punësimit të militantëve të PDK’së nëpër pozita publike.

Avokati i Adem Grabovcit, Florent Latifaj ka thanë për Express se e kanë marrë ftesën por se do të bajnë kërkesë për me shtye intervistimin mbasi në atë ditë asht i zanë me raste të tjera të mbrojtjes.