Adem Salihaj: Ftesa e PDK’s për me festue zgjedhjen e Thaçit President asht ftesë për gjakderdhje mes shqiptarëve

Në nji lidhje telefonike në edicionin e lajmeve në Televizionin Rrokum, foli deputeti i LDK’s Adem Salihaj.
Me Salihajn u diskutue për zgjedhjen e zv/Kryeministrit Hashim Thaçi President, dhe për situatat që munden me ngja nesër, e Premte.
Salihaj vlerësoi se thirrja e degëve PDK’s për me festue nesër zgjedhjen e Thaçit President, asht thirrje për gjakderdhje mes shqiptarëve. Simbas tij nëse ndodh ndonji incident, përgjegjësinë duhet me marrë forca ma e madhe, e qysh tha ai – ma i forti.
Tue thane se vota për President asht e msheftë dhe nuk dihet kush qysh voton, Salihaj tha se nëse deputetët e LDK’s nuk duen me votue Thaçin President e vetmja mënyrë për me ndalue këtë asht mospjesëmarrja në seancë, pra me mos me ja mundësue quorumin.