Adem Salihaj: M’ka habitë mbramë Hashim Thaçi! Kjo asht e vërteta e atentatit ndaj Presidentit Rugova

Adem Salihaj ka fole per deklaratat e Hashim Thacit, i cili ka thane se dikujt ne LDK i ka pengue koalicioni i madh gjithperfshimese dhe i kane ba atentat Presidentit Rugova.

“Jam habite pamase nga kjo deklarate, une kam qene propozues per koalcionin me AAK’ne, dhe une kam marre iniciative pa dijen e Presidentit Rugova per kete, ndersa kur e kam njoftue Rugoven ai asht pajtue, por ka pase vec nji hezitim per kete se a kane me lejue nderkombetaret me ba kete”, raporton Rrokum.TV.

Disponimi i nderkombetareve ka qene per nji qeveri gjitheperfshimese, jo vec me PDK, thote Salihaj ne Rrokum Roll.

Per atentatin ndaj Presidentit Rugova, Salihaj thote se asht ba kur LDK ka qene ne qeveri me AAK, dhe vizita e Solanes ka qene gjyse ore mbasi ka ndodhe tentim atentati ndaj Presidentit Rugova.

“Nuk kam informata se Presidenti Rugova asht takue me Thacin para takimit me Solanen, nuk e besoj absolutisht”, thote ai./Rrokum.TV.