Aderimet politike, sinjal për zgjedhje të parakohshme?

Aderimet e ndryshme nga njani subjekt politik në tjetrin vlerësohen si sinjal për zgjedhje të parakohshme.

Për dallim prej partive në pushtet, të cilat nuk flasin për zgjedhje të reja, opozita dhe analistët politikë në vend thonë se, aderimet apo rirreshtimet politike kanë krijue nji klimë parazgjedhore.

Bile, simbas tyne, zgjedhjet e parakohshme janë mundësia e vetme për me tejkalue përfundimisht krizën politike në të cilën asht zhytun vendi tash e disa muej, shkruen Zëri.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thanë se asht krijue nji klimë parazgjedhore, bile, simbas tij, zgjedhjet munden me u organizue në vjeshtë.