Aeroplanat ushtarak turq e ‘shkelin’ Greqinë!

Nji aeroplan ushtarak turk sot ka shkel në hapësinën ajrore greke, ku më pas asht identifikue dhe zbulue në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, kumtuen autoritetet greke.

Simbas raporteve, aeroplani ka hy në hapësinën ajrore greke dy herë, së pari në orën 3 e 38 minuta, ndërsa pastaj dy orë ma vonë edhe ka fluturue mbi ishullin e vogël Panagia.

Ashtu si lajmëroi korrenspondenti i MIA’s nga Athina, incidenti ka ndodh mbas “takimit të mbramshëm të afërt” mes dy aeroplanëve luftarak turq dhe dy aeroplanëve grek, që ishte incidenti i parë i tillë nga grushtshteti i pasuksesshëm në Turqi më 15 Korrik.

Dy aeroplanë të tjerë turq pastaj kanë hy në hapësinën ajrore greke dhe kanë shkaktue incidente me aeroplanët grek.

Ana greke kumtoi se aeroplanët turq ishin të armatosun.