AFP: Hashim Thaçi, nga lideri i kryengritësve deri te presidenti i zgjedhun

Hashim Thaçi, i zgjedhun të Premten President i Kosovës, asht nji ish-kryengritës i njohun me nofkën “Gjarpni”, i cili nga nji udhëheqës politik i luftës veshi kostumin e politikanit dhe tash andërron të çojë Kosovën drejt Bashkimit Europian, shkruen agjencia e njohun franceze e lajmeve AFP, percjellë Republika.info.

Për gati dy dekada Thaçi ka luejt nji rol dominues në skenën politike të Kosovës.
Emni i tij gjatë luftës së viteve 1998-1999 me Serbinë, u ba i njohun si udhëheqës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nji formacion ky pro-pmavarësisë së vendit.

47 vjeçari, i cili ka shërbye ma shumë se 7 vjet si kryeministër, tash ministër i Jashtëm, shenoi rritje të popullaritet kur Kosova shpalli pamvarësinë nga Serbia në vitin 2008, vetëm tre muej mbasi i fitoi zgjedhjet.

Gjatë këtij mueji, Thaçi i kishte thanë AFP’s se si kryetar ai do të ishte “simbol i unitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

I lindun më 24 Prill 1968 në rajonin e Drenicës, në Kosovën qendrore, nji vatër e separatizmit shqiptar etnik – Thaçi, si student, ishte përfshi në rezistencës pasive ndaj autoriteteve të Beogradit nga fillimi i viteve 1990.

Ai ma vonë shkoi për në Zvicër – vend i diasporës së madhe nacionaliste shqiptare – ku ai studioj për histori.

Së bashku me ultra-majtistët në diasporë, ai shpejt u frustru nga politika e opozitës paqësore ndaj Beogradit, politikë kjo e ndjekun nga presidenti i ndjemë i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në vend të kësaj, Thaçi i mblodhi shqiptarët e të njajtës ideologji në nji ushtri guerile, të njohun si UÇK, për të luftu kundër forcave të Serbisë së diktatorit Slobodan Miloshevic, shkruen AFP.

Thaçi fitoi emnin “Gjarpni” gjatë luftës, e cila përfundoi mbas ndërhymjes së NATO’s më 1999 kur forcat serbe u debuen dhe u vendos administrata e KB’s mbi Kosovën.

Ai fitoi zgjedhjet në Nandor të vitit 2007, nji vit mbas vdekjes së Rugovës, i cili konsiderohej si baba i kombit dhe ishte deshmu si i pamposhtun në të gjitha zgjedhjet e mbasluftës.

Tre muej ma vonë, nën udhëheqjen e Thaçit, Kosova shpalli pamvarësinë nga Serbia.

Që atëherë, Thaçi mbeti i përkushtuem që të promovonte veten si nji politikan i moderuem dhe ka kultivu nji imazh sportiv, tue përdor shpeshherë Facebook’un, në nji përpjekje për të afru votuesit e rinj.

Së fundi ai ja kushtoi energjitë e tij bisedimeve të ndermjetësueme nga Bashkimi Europian me ish-armiqtë e tij, Serbinë, e cila kulmoi me marrëveshjen historike të vitit 2013 për normalizimin e marrëdhanieve ndërshtetnore.