AFP: Hashim Thaçin e pret Gjykata Speciale

Presidenti i zgjedhun e ka shprehë përkrahjen e plotë për gjykatën e re për krime lufte që ka me ndjekë penalisht pjesëtarë të grupit gueril, të cilin ai dikur i udhëhiqte.

Derisa po përgaditet për me marrë postin e ri, për Hashim Thaçin që u zgjodh President i Republikës në muejin Fror, po shtohen spekulimet nëse ai ka me u gjykue në Gjykatën e re në Hagë për krimet që pretendohet se janë krye nga pjesëtarë të naltë të UÇK’s.

Kështu shkruen sot Agjencia France Presse, në lidhje me themelimin se shpejti të Gjykatës Speciale.

Thaçi, nofka e së cilit gjatë luftës ishte “Gjarpni”, vazhdimisht i ka mohue pretendimet për krime lufte dhe akuzat për trafikim të organeve, tue i thanë AFP’s para se me u zgjedhë President se në asnji rrethanë nuk e ka shkelë ligjin ndërkombëtar gjatë luftës.

“E di që lutfa e Kosovës dhe lufta e UÇK’s kanë qenë lufta të pastra dhe të drejta. Askush nuk mundet me e rishkrue historinë”, ka thanë 47-vjeçari Thaçi, tue theksue bashkëpunimin e plotë të Kosovës për gjykatën e financueme nga BE.

“I kemi plotësue të gjitha kërkesat dhe kushtet, dhe për shkak se nuk kemi çfarë të mshefim, përkrahim plotësisht çdo përpjekje për drejtësi”, kishte thanë Thaçi.

17 vjet mbas luftës, “Gjykata Speciale” ka me u themelue në bazë të ligjit të Kosovës, por ka me u vendosë në Hagë për të sigurue mbrojtjen e dëshmitarëve në raste shumë të ndjeshme.

Ish-kryeprokurori i Task Forcës Speciale Hetuese të BE’s (SITF) më 2014 pati thanë se gjetjet e tyne janë shumë konsistente, dhe përfshin “dëshmi imponuese” për me akuzue figura të nalta të UÇK’s për krime kundër serbëve, romëve pakicave tjera etnike dhe kundërshtarëve shqiptarë.

“Mbi këtë bazë, Thaçi duhej të ishte në mesin e atyne që kanë me u akuzue para fundit të këtij viti”, ka thanë nji diplomat perëndimor në Kosovë për AFP’n në kushte anonimiteti.

Ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thanë për AFP’n se nuk mendon se Thaçi ka ba gjana të këqija gjatë luftës, por ai ka ba shumë gjana të këqija mbas luftës.