AFP: Shqipnia dhe Kosova – nji ‘front i ri’ i militantëve!

xhihadi

Tre vjet ma parë, Alberti dhe Jasini lanë shtëpitë e tyne në Kosovë dhe Shqipni dhe ju përkushtuen Xhihadit në Siri.

Tash ata janë kthye, tue e rrit numrin e militantëve në nji rajon që ISIS’i e ka quejt “nji front” i ri n’Europë.

30-vjeçari Yassin, i cili tash punon si kasap në nji paralagje të Tiranës në Shqipni, ka refuzue që të tregojë emnin e tij të vërtetë nga frika se mund të perndiqet.

Ai ishte plagos në qytetin sirian të Aleppos në vitin 2014.

Tash baba i tre femijëve, Yassin i ka thanë AFP’s se ai kishte ik nga Shqipnia për të ndihmue popullin sirian, tue shpresue se Allahu do ka me ja pranue sakrificën, edhe pse nuk ka ra si martir.

Albert Berisha nga Kosova, 29 vjet, i diplomuem në shkencat politike, ka thanë se kishte marrë nji vendim “nën emocione” për të shkue në Lindjen e Mesme, mbasi që kishte pa në televizion dhe në rrjetet sociale se ç’po ngjet në Siri.

Berisha nuk ka mund me i ikë vëmendjes së autoriteteve kosovare.

Muejin e kaluem, ai u denue me tre vjet e gjysë burg.

AFP raporton se rreth 300 kosovarë dhe rreth 120 shqiptarë kanë shkue për Xhihad në Siri, tue i vendos vendet në mesin e shteteve ma të prekuna për krye banori nga fenomeni i xhihadizmit.