AFP: Sivjet aktakuza për krime lufte kundër Thaçit!

Presidenti i zgjedhun ka shpreh “përkrahjen e plotë” për gjykatën e re për krime lufte që do të ndjekë penalisht pjesëtarë të grupit gueril të cilin ai dikur e udhëhiqte – pamvarësisht pikëpyetjes nëse edhe ai do të ndiqet penalisht.

Hashim Thaçi, që u zgjodh kryetar i shtetit nga parlamenti në muejin Fror, derisa po përgaditet për të marrë postin e ri, spekulimet po shtohen nëse do të gjykohet në gjykatën e re në Hagë për krimet që pretendohet se janë krye nga pjesëtarë të naltë të UÇK’s.

Thaçi, nofka e së cilit gjatë luftës ishte “Gjarpni”, vazhdimisht i ka mohu pretendimet për krime lufte dhe akuzat për trafikim të organeve, tue i thanë AFP’s para se të zgjidhej president se “n’asnji rrethanë nuk e ka shkel ligjin ndërkombëtar”.

“E di që beteja e Kosovës dhe beteja e UÇK’s kanë qenë beteja të pastra dhe të drejta. Askush s’mund ta rishkruejë historinë”, ka thanë 47-vjeçari, tue theksu bashkëpunimin e plotë të Kosovës për gjykatën e financueme nga BE.

“I kemi plotësu të gjitha kërkesat dhe kushtet, dhe për shkak se nuk kemi çfarë të mshefim, përkrahim plotësisht çdo përpjekje për drejtësi”.

17 vjet mbas luftës, “Gjykata Speciale” do të themelohet në bazë të ligjit të Kosovës, por do të vendoset në Hagë për të siguru mbrojtjen e deshmitarëve në rastet shumë të ndjeshme.

Ish-kryeprokurori i Task Forcës Speciale Hetuese të BE-së (SITF) më 2014 pati thanë se gjetjet e tyne janë shumë konsistente, dhe përfshin “deshmi imponuese” për të akuzu figura të nalta të UÇK’s për krime kundër serbëve, romëve pakicave tjera etnike dhe kundërshtarëve shqiptarë.

“Mbi këtë bazë, Thaçi do të duhej të ishte në mesin e atyne që do të akuzohen para fundit të këtij viti”, ka thanë nji diplomat perëndimor në Kosovë për AFP’n në kushte anonimiteti.

E kryeprokurori i ri i SITF, David Schwendiman, i ka thanë javën e kalueme BIRN se “nuk ka amnisti” për askend që shkel ligjin ndërkombëtar humanitar.

Figura kryesore opozitare, Albin Kurti, ka thanë se asht nji nevojë ma urgjente se krimet e luftës, e që asht korrupcioni i mbasluftës.

“Nuk mendoj se Thaçi ka ba gjana të këqija gjatë luftës, mendoj se ai ka ba shumë gjana të këqija mbasluftës”, ka thanë Kurti për AFP.