Agani e l’shoi postin, po çka po pret Mustafa!

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka kërkue nga kreu i Qeverisë me lirue nga detyra deri në momentin e shpalljes së nji vendimi që ministri beson se do të jetë “pafajësia e plotë”, por kryeministri Mustafa ende nuk ka marrë vendim.

Zadhanësi i Qeverisë së Kosovës, Faton Abdullahu, në nji prononcim për Telegrafin, ka thanë se kryeministri Mustafa ende nuk e ka shqyrtue kërkesën e ministrit Agani, por se vendimi do të merret në bashkëpunim me palët që përbajnë qeverinë aktuale.

“Për momentin kemi vetëm deklaratën e z. Agani, e cila ka me u shqyrtue dhe më pas do të merret nji vendim për këtë çashtje”, ka thanë Abdullahu për Telegrafin.

“Ajo që mund të thuhet tash, asht se kryeministri Mustafa do ta ketë për baze parimin e njohun tashma, i cili asht vendos si normë dhe vlen për të gjithë, e që ka të bajë konkretisht me qeverisjen dhe raportin e qeveritarit me drejtësinë”.

“Sigurisht, sikundër edhe deri tash, vendimi do të merret në bashkëpunim me palët që përbajnë qeverinë aktuale”, tha Abdullahu.