Agani i ka kërkue me lirue nga detyra, por Mustafa ende nuk asht përgjigjë!

Prokuroria e Shtetit ka katër ditë që ka ngritê aktakuzë ndaj Ministrit Ferid Agani. Ai akuzohet për keqpërdorime sa ishte Ministër i Shëndetësisë.

Ai i ka shkrue Kryeministrit për me lirue nga detyra derisa të sqarohet me drejtësinë. Por, Shefi i Qeverisë, ende s’e ka nënshkrus shkarkimin e tij.

Zadhënësi i Qeverisë,Faton Abdullahu ka thanë të Shtunën se po e pret të konsultohet ne PDK’në dhe PD për me lirue nga detyra Ministrin e akuzuem.

Isa Mustafa po vazhdon me pasë në kabinetin e tij nji Ministër, mbi të cilin randojnë akuza zyrtare të Prokurorisë, se ka keqpërdorë detyrën e tij.

Fjala asht për Ferid Aganin, aktualisht, Ministër i Planifikimit Hapësinor, të cilit i asht ngritë aktakuza të Mërkuren e javës së kalueme.

Agani i ka shkrue Shefit të tij kërkesë për lirim nga detyra, por letrën e tij ende s’e ka nënshkrue Isa Mustafa.