Agani: Nji pjesë e atyne që po kërkojnë largimin tim, deri para 3 muejve kanë qenë këshilltarët e mi, s’kanë pasë ankesa, por ma pohonin se isha model për ta!

Ferid Agani, kryetar i Partise se Drejtesise ka fole ne Televizionin Rrokum per zhvillimet e fundit ne partine qe ai drejton.

Ai ne Rrokum Roll ka thane se, “kryesisht deklarata kunder meje ban sekretari i pezulluem, i cili vazhdon me dergue komunikata per media ne emen te degeve dhe anetareve te PD’s, i cili edhe e ka uzurpue kete post”.

“Ne mbledhjen e 17 Shtatorit asht vertetue pezullimi i tij, i cili ka ndodhe para nji muej”, ka sqarue Agani.

Ai ka thane se jane edhe disa kryetare te degeve, te cilet po privatizojne aktivitetet partiake, por simbas, Aganit keta jane vetem disa kryetare te degeve dhe jo kryesi te degeve.

Agani ka thane se kriza shoqnore ka ba qe te disa, interesi personal dominon mbi ate te pergjithshem, dhe fatkeqesisht kjo i ka perfshi edhe disa anetare te PD’s, qe kane deshmue se i kane keto dobesi.

“Na kemi me ju dhane mundesi per reflektim ketyne individeve”, ka thane Agani.

“Asnjihere s’kam pase fjalor urrejtes ose perjashtues ndaj individeve te tille, as ne te kaluemen as tash, edhe pse sulmet ndaj meje jane teper te uleta, por une s’jam per me i mbylle deren askujt”, kallxon ai.

“Keta qe jane kunder meje, ne te kaluemen kane qene shume falenderues ndaj meje sa ishin ne ministri”, thote Agani, tue shtue se, ata ishin bashkepunetore dhe keshilltare te tij.

Per deputetn e PD’s ne Kuvendin e Kosoves, Agani ka thane se jo po jep kontributin e saj ne tejkalimin e kesaj situate.

Sa i perket aktakuzes, Agani ka thane se si kryetar i Partise se Drejtesise beson thelle ne drejtesi, por ai thote se ndihet i zhgenjyem, sepse ende nuk asht mbajte asnji seance qe 3 muej. “e ndoshta kjo seance mundet me u mbajt ne Tetor’, sqaron i pari i PD’s.

“Kam mujt me qendrue ne poziten e ministrit ne keta tre muej, sepse kam pase shume projekte”, thote ai.

Ai ka shtue se nuk mundet me mendue me cfare arsye asht ba kjo aktakuze, “asht veshtire me u shpjegue”.

Agani ka fole edhe per nderrimin e postit te ministrit nga ai i shendetesise ne ate te planifikimit hapsinor.

“Bash kur kisha projekte konkrete me perfundue ne shendetesi, u desht me leshue kete post per shkak te zhvillimeve politike”, sqaron ai.

Sa i perket mesazheve te publikueme ne aferen e disa mjekeve, ai thote se uron mos me qene te verteta.