Agim Bahtiri lajmin e madh për urën, qe kur e pret!

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ditë ma parë asht shpreh optimist se të Merkurën më 15 Qershor simbas marrëveshjes së Brukselit duhet me u lirue ura mbi lumin Ibër.

Ndonëse aty ende nuk kanë fillue punimet për revitalizimin e saj.
Mirëpo i kontaktuem nga Gazeta Fjala, kreu i Mitrovicës ka thanë se gjatë ditës së sotme nuk pritet që të ketë ndonji zhvillim për kufijtë administrativ te Ura e Ibrit.

“Nuk kam thanë asnjiherë që ura do të hapet sot. Për ditën e sotme nuk do të ketë asnji zhvillim. Na jemi në biseda për kufijtë administrativ, dhe besojmë që deri në fund të këtij mueji do të kemi ndonji zhvillim”, ka thanë Bahtiri.

Mirëpo ai shpreson se gjatë ditës së nesërme mund të pritet ndonji zhvillim i tillë.

LEXO edhe

Agim Bahtiri vjen me nji lajm të madh për Mitrovicën!

Derisa zyra e BE’s ka thanë për mediat se progresi në revitalizimin e urës mbi lumin Ibër mvaret nga angazhimi konstruktiv dhe vullneti i mirë i palëve.