Agim Bahtiri n’RROKUM ROLL: Serbet s’i lejova qe Car Llazarin me ndertue mbi Iber, qe kur hiqet barrikada!

Serbet me ndryshimin e kufinit administrativ donin me i marre edhe 5 fshatna

Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovices ka thane se heqja e barrikades mbi lumin Iber ka me u ba shume shpejt, por pa dhane ndonji date te caktueme.

Kreu i Mitrovices ka shtue se ata kane qene te gatshem qe vete me hi dhe me hjeke barrikaden prej ures, por simbas tij garanca e BE’s qe levizja ka me fillue shpejt ka ba qe edhe ata ende me prite.

Ai ka thane se pjesa e veriut per shqiptaret asht e rande ngase atje kane mbete pakice, por simbas tij, komuna ka ba gjithçka qe se paku ata qytetar te flejne te qete dhe te kene nji mireqenie ma te mire.

Kryetari i Mitrovices ka thane se busti i Car Llazarit qe u ngrit ne veri te Mitrovices ka pase me u ngrite pikerisht mbi uen e Ibrit, por simbas tij, presioni i tij ka arrite qe se paku kjo shtatore, me kalue mbrenda ne qytet.

Bahtiri po ashtu ka thane se shume shpejt ka me u hape edhe nji fabrike e re ne Mitrovice ku priten me u punesue dikun 650 persona.

Agim Bahtiri keto komente i ka ba n’emisionin Rrokum Roll me Fidan Jupollin ne Rrokum.