Agim Bahtiri vjen me nji lajm të madh për Mitrovicën!

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri në nji prononcim për lajmi.net, tue ju referue hapjes së urës mbi lumin Ibër të paralajmërueme për nesër, tha se ka nji lajm të mirë për krejt.

Ura kryesore e lumit Ibër e cila ndan Mitrovicën në dy pjesë, atë të veriut dhe jugut dhe e cila u mbyll nga serbët në vitin 2011, simbas marrëveshjes së Brukselit do të duhej që nesër me u lëshue në qarkullim.

Mirëpo, edhe pse ka mbetë vetëm edhe nji ditë deri në hapjen e urës simbas marrëveshjes, aty ende as punimet nuk kanë fillue, të parapame për rivitalizimin e saj.

“Jemi ngushtë bisedave, do të jetë nji lajm i mirë për krejt”, ka qenë përgjigja e Bahtirit në pyetjen se a do të hapet ura nesër.

Simbas pergjigjes së Bahtirit, i bjen që nesër ma në fund mitrovicasit do të kenë mundësi të lëvizin lirshëm në dy pjesët e ndame të Mitrovicës!

Ura ishte mbyll me zhavorr dhe beton në vitin 2011, për t’u hap vetëm disa orë në vitin 2014 para se serbët ta banin atë të ashtuquejtun “Park të Paqes”.

Që nga viti 1999 n’urën e famshme të Mitrovicës janë regjistrue mbi 1 mijë incidente, ku shumica janë provokue nga ekstremistë serbë të “Rojave të urës”, e ma vonë edhe nga formacioni tjetër, “Civilna Zastita”.

 

agimbahtiri