Agim Çeku mbron numrin e veteranëve, por ka nji kërkesë!

Kryetari i Komisionit Qeveritar për verifikimin e statusit të veteranëve të UÇK’s, Agim Çeku, ka ftue Prokurorinë që me hetue tanë procesin për dyshimet për manipulimet e ndryshme.

Çeku në televizionin publik ka mbrojtë numrin prej ma shumë se 46 mijë veteranëve, tue thanë se, UÇK’ja ka pasë shumë luftarë.

Qeveria ka miratue raportin përfundimtar të këtij komisioni, ku edhe zyrtarisht statusin e veteranit e kanë fitue 46 mijë e 230 persona.