Agim Shahini u përgjigjet akuzave: Jam gati me u hetue nga Prokuroria

Mbas akuzave të randa për keqpërdorime të randa financiare, Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznisit, Agim Shahini tha për Televizionin Rrokum se asht gati me u hetue, edhe pse asht i bindun se Prokuroria nuk ka me gjetë asnji shkelje.
AKB asht i audituem nga Auditori i Përgjithshëm, dhe ky raport sqaron gjithçka, – tha ai.

Gjatë intervistës në Televizionin Rrokum, Shahini tha se nënkryetarët e dorëhequn sot, në fakt kishin me u shkarkue nga postet e tyne në AKB për shkak të shkeljes së kontratave të anëtarësimit në Aleancë.