Agim Veliu befason me deklaratën për Shpejtim Bulliqin

Nënkryetari i LDK’s, Agim Veliu thotë se LDK nuk e ka pa t’udhës me diskutue lidhun me përjashtimin e tij ose jo të Shpejtim Bulliqit nga partia.

Gjithashtu, ai thekson se as vet ai personalisht nuk e kishte vnue këtë gja në diskutim, tue theksue se deklaratat tjera janë personale dhe individuale.

“LDK ka organe, nëse vendos me ba diçka të tillë, nuk shkon kjo punë me deklarata. Nuk janë punë që bahen me deklarata. Asht nji veprim që kryesia e LDK nuk e ka pa t’udhës të ulet me diskutue atë veprim. Unë nuk e kisha ba atë veprim. Unë personalisht nuk e kisha ba, por dikush e ban dhe ato janë veprime individuale të njerëzve”, ka thanë Veliu.

Ndërsa, sa i përket veprimit të Bulliqit me u ba kryetar i Komisionit Shtetnor për Demarkacionin, Veliu thotë se ai nuk asht konsultue me LDK’n para nji vendimi të tillë.

Shperndaje në: