Agim Veliu i përgjigjet ‘ofertës’ së Zafir Berishës, për rrximin e Qeverisë!

Nënkryetari i LDK, Agim Veliu, në nji prononcim për “Gazeta Blic”, ka komentue ofertën e Zafir Berishës për rrximin e Qeverisë, të cilën ai edhe përsëriti mbramë edhe në Rrokum Roll të TV Rrokum.

Veliu tha se mbështet ofertën e Berishës dhe secilit deputet që dëshiron t’i bashkëngjitet nismës për rrximin e Qeverisë Haradinaj.

“Kemi me ftue me kohë na, atë dhe secilin deputet që dëshiron me ju bashkëngjite kësaj nisme”, tha Veliu shkurt për Gazeta Blic.