Agim Veliu i reagon për diçka Kadri Veselit

Kryetari i Podujevës, Agim Veliu ka reague mbasi që, lideri i PDK’s u ndalue që me vizitue nga afër ekipin e Llapit në futboll.

Ishte Nexhat Llumnica, kryetar i Llapit, i cili nuk e lejoi ish-kryetarin e Kuvendit me hy në dhomat e deshjes të ekipit.

Simbas Agim Veliut, prej Veselit duhet ma shumë përgjegjësi, e jo protagonizëm.

Postimi i plotë:

Ekzaltuar fjalimi, e impresione fushate mësyu me hygjym zhveshtoren e klubit rival.
Thuase fanela që mbante veshur i garantonte këtë të drejtë!
Veç mendimit të mirë për Kosovën e Mitrovicën, lypset edhe më shumë.
Përgjegjësi, jo protagonizëm.
Vendimmarrje mbështetur në ligj dhe jo turravrap e karagjozllëk!
Këndej mbi tokë, e në diell, loja ka rregulla zotëri kandidat!