Agjencia e Statistikave publikoi raportin për vitin 2015. Zbulone sa asht papunësia në Kosovë

Në raportin e fundit të publikuem nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, thuhet se shkalla e papunësisë në Kosovë asht 32.9%.

Simbas ASK 2/3 e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune, ku në popullsinë e moshës së punës përfshihen moshat 15-64 vjeçare. Në kuadër të popullsisë me moshë të punës, 37.6% janë fuqi aktive.

Agjencia e Statistikave bani me dije se gjatë vitit 2015, shkalla e papunësisë asht 32.9% ndërsa shkalla e punësimit asht 25.2%.

Papunësia më e theksuar është te femrat me 36.6 %, krahasuar me meshkujt, 31.8%”. Punësimi me i lartë është te meshkujt, 38.7%, ndërsa punësimi te femrat është 11.5%. Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit dhe të shëndetësisë, me rreth 40% të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e prodhimit, tregtisë dhe ndërtimtarisë, me rreth 40%. Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: prodhimi me 14.7%, tregtia me 14.4%, arsimi me 12.1% dhe ndërtimtaria me 9.5%. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim. Shkalla me e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 57.7%, ndërsa shkalla më e lartë e punësimit është te grupmoshat 35-44 vjeçare me 36.2%”, thote raporti.

Simbas rezultateve të AFP 2015, fuqia joaktive asht mjaft e naltë, me fokus të veçantë te femnat.

Sa i përket të punësuarve me kontrata del se 28% e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 72% kanë kontratë të përkohshme.
Anketa ka pasur shtrirje në 600 qarqe regjistruese në tërë territorin e vendit, ku janë anketuar 4.800 ekonomi familjare, të përzgjedhura sipas metodes së rastit nga korniza e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave”, thuhet ne raport.