Agjencia për ndihmë juridike falas, rrezikon me u mbyll

Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion e mandate u diskutue në lidhje me agjenicë për ndihmë juridike falas. Zyrat e kësaj agjencie që deri para pak kohë janë financue nga donatorë të ndryshëm, tani po kërkojnë nga Kuvendi që me i financue.

Gashi thotë se asht e pamundun që këto zyre me u hap përsëri, nëse s’ka ndihmë nga ana e institucioneve shtetnore.

Anëtarët e këtij komisioni u premtuen se kjo çashtje ka me u ngritë në seancat e ardhshme dhe besojnë se mundet me i ndihmue kësaj agjencie.
Gjithashtu udhëheqësja e këtij komisioni, Selvije Halimi kallxoi për letren që ka marrë nga Kryesuesi i Këshillit Gjyqësorë të Kosovës në lidhje me gjykatësin serb Dragan Veljkovic, i cili po kandidon në zgjedhjet e Serbisë.