Agjenda europiane ka me bashkue spektrin politik kosovar

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thanë se pala malazeze tashma e ka kryee obligimin e vetë në procesin e demarkacionit të kufinit me Kosovën. Thotë se i mbetet Kosovës që sa ma shpejtë me përfundue këtë çashtje.

“Vizita ime nuk ka pasë të bajë me çashtjen e demarkacionit. Mali i Zi ka krye obligimet e veta të ratifikimeve për demarkacionin, ndërsa edhe Kosova ka m’i krye obligimet e veta para procesit të liberalizimit të vizave. Unë besoj se agjenda europiane ka me bashkue gjithë spektrin politik kosovar, edhe shoqinë civile edhe mediat dhe gjithë opinionin publik”, tha Thaçi.

Shperndaje në: