Agjenti serb në parlamentin e Maqedonisë, dalin detaje të reja

“Oficeri serb në Ambasadën e Serbisë në Maqedoni, Goran Zivaljevic, nuk ka kërkue leje dhe as nuk ka pasë të drejtë me kërkue nga shërbimet e kundërzbulimit ose qeveria”, deklaroi mbramë drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Goran Nikolovski.

Simbas tij, DSK deri atëherë ka pasë bashkëpunim të shkëlqyem me përfaqësuesit e shërbimeve të sigurisë BIA dhe me oficerin e saj për lidhje në Maqedoni, si pjesë e bashkëpunimit operativ që DSK ka me 50 shërbimet e hueja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nikolovski ishte i vendosun se në Maqedoni nuk ka më përgjime pa urdhën të gjykatës. “Përgjohet vetëm legalisht, nuk ka përgjime ilegale”, tha Nikollovski.

Shperndaje në: