Agjenti zbulon planin e agjencisë sekrete britanike për vrasjen e Milosevic’it në Geneva (foto)

Ish agjenti i shërbimit sekret britanik, MI6, Richard Tomlinson, prentedon se shërbimi i tij pati përpilue nji plan për vrasjen e Presidentit të Serbisë, Slobodan Milosevic, shkruejnë mediat serbe, transmeton Gazeta Metro.

Simbas Tomlinson, agjencitë inteligjente britanike kishin përpilue disa plane për vrasjen e Milosevic’it, nji prej të cilëve parashihte që ai me u vra në nji tunel gjatë vozitjes me kerr. Simbas tij, pikërisht nji plan i tillë ishte përdorë për vrasjen e Lady Diana.

Prentendimet e Tomlinson nuk janë të reja, mbasi ai i kishte paraqitë ato edhe para 10 vjete, gjatë nji deklarimi para Gjykatës së Naltë në Londër. Këto pretendime janë riaktualizue, mbasi nji tjetër agjent i MI6, 80 vjeçari, John Hopkins, thotë se kishte marrë pjesë personalisht në vrasjen e Lady Diana, me metodën që e kishte përshkrue Tomlinson.

Shkrimet e gazetave britanike më 2008, pak kohë mbasi Tomlinson zbuloi pretendimet e tij

Simbas agjentit britanik, MI6, kishte planifikue me vra Milosevic’in gjatë nji vizite në Geneva të Zvicrës. Plani ishte që mbasi kolona e tij të hynte në nji tunel, agjentët kishin me aktivizue laserë ose drita verbuese për shoferin dhe kishte me ba vdekjen me u dukë si aksident.

Edhe dëshmitarët okularë në vdekjen e Diana’s në Paris kishin thanë se kishin pa drita të pazakonshme verbuese që vinin nga tuneli, pak sekonda para se të shkaktohej aksidenti.

Teoritë që nuk ndalen tue qarkullue thojnë se britanikët e vranë vet Diana’n, mbasi ajo ishte në lidhje dashnie, madje edhe shtatzanë, me miliarderin egjiptian, Dodi Fayed.