Agron Mustafa kallxon se çka fiton Kosova me kodin +383

Kryeshefi i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa ka mirëprit kodin e ri telefonik +383.
Në llogarinë personale në Facebook, Mustafa ka shkrue se ky asht nji lajm që forcon shtetësinë dhe pamvarësinë e Kosovës në telekomunikacion.
Ai shkruen se ka dy vite që potencon pa rreshtun anomalinë dhe paradoksin që ekziston në vend, ku nji pjesë e madhe e zyrtarëve dhe institucioneve publike nuk marrin produkte dhe shërbimet nga operatori i vetëm në vend.
Ky asht postimi i Mustafës në Facebook:

+383 👍

Lajm fenomenal dhe i shume mirepritur per ne dhe vendin tone, lajm qe forcon shtetesine dhe pavaresine tone ne telekomunikacion, deklarova dje per RTK-ne.

Po ashtu potencova faktin qe ne kete rast, vendi yne ka rastin te mesoje nga shteti serb! Serbia ka tre operatore te telefonise mobile ne vend, dy prej te cileve ne pronesi te huaj (Telenor dhe VIP), por operatorin e vet, ne pronesi publike qe ka, Telekom Serbia, e futi ne tregun e Kosoves, e jo ndonjerin nga ata dy operatoret tjere!!! Operatorit te vet i krijoj treg ne Kosove!

Ka dy vite qe potencoj pa rreshtur anomaline dhe paradoksin qe ekziston ne vendin tone, ku nje pjese e madhe e zyrtareve dhe institucioneve publike nuk marrin produktet dhe sherbimet nga operatori i vetem i telekomit ne vend i cili 100% eshte ne pronesi publike me te vetmin aksionar, Qeverine e Kosoves, por parate publike per te gjithe keta zyrtare dhe institucione shkojne tek konkurenca e operatorit publik!!! Per kete paradoks e kam ngritur zerin une parreshtur!

A nuk do te duhej te jete ndryshe, qe cdo zyrtar dhe institucion publik apo shteteror te shfrytezonte dhe paguante me parate publike sherbimet e nje institucioni tjeter publik, ne kete rast te Telekomit te Kosoves?

Perndryshe, po ashtu ne te njejten interviste per RTK-ne, tregova se deri me tani, qe nga themelimi i VALA-s ne emer te shfrytezimit te prefiksit te Principates se Monacos +377, kemi paguar 53 milion euro, vetem si taksa te numeracionit.

141 milion euro jane paguar po ashtu tek Monaco Telecom per keto 16 vite operimi te VALA-s, si rezultat i gjenerimit te perbashket te trafikut nderkombetar.

Andaj, sikur te kishim kodin shteteror +383 qe nga dita e pare, Telekomi i Kosoves ne total do te kursente rreth 200 milion euro, para te cilat do te mbeteshin ne tregun e vendit tone.

#Valaime +383